Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të shoqëruar nga atasheu i ri i mbrojtjes, Altin Kurti.
Siç njoftohet përmes një njoftimi për media, në këtë takim u bisedua lidhur me masat dhe veprimet e duhura që në mënyrë sa më efektive të realizohet Plani i bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.
“Bashkëpunimi i fuqishëm në mes të dy shteteve tona në fushën e mbrojtjes, përveç interesit të përbashkët kombëtar, është edhe me interes shumë i lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit e më gjerë”, ka thënë Mehaj.
Ndërkohë, ambasadori Minxhozi njoftohet të ketë konfirmuar mbështetjen e plotë vëllazërore të Republikës së Shqipërisë për ngritjen dhe avancimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, e në veçanti të Ministrisë së Mbrojtjes.
-
Mehaj takohet me Minxhozin, diskutojnë bashkëpunimin Kosovë - Shqipëri
-
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë pritet në takim lamtumirës nga Kurti
-
Kosova dhe Shqipëria zotohen për thellim të bashkëpunimit ushtarak
-
Kurti e Minxhozi diskutojnë mbi përgatitjet për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
-
Kurti e Minxhozi shprehin gatishmërinë për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore