Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë biseduar për blerjen e pajisjeve ushtarake, për të cilat në komunikatë thuhet se janë në proces përmes programit të FMS dhe FMF.
Lidhur me blerjen e këtyre pajisjeve është biseduar me drejtorin e Agjencisë për Bashkëpunim në Sigurinë e Mbrojtjes, James A. Hursch.
Sipas njoftimit, Mehaj shprehi mirënjohjen e tij ndaj qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bashkëpunimin e ngushtë sa i përket investimeve në pajisje ushtarake si dhe përkrahjen e dhënë në trajnimin e ushtarakëve tanë në përdorimin e këtyre pajisjeve.
“Për dallim nga Serbia që partnere ka Rusinë, për ne, SHBA-ja, mbetet partneri ynë kryesor në këtë drejtim, ngase synimi ynë është të bëjmë ngritjen e kapaciteteve tona në përputhje me standardet e NATO-s, në ndërveprueshmëri me Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Mehaj.
-
Mehaj kërkon në SHBA blerje të shpejtë të armatimit për FSK-në
-
Mehaj: 32 milionë euro u ndanë për blerjen e makinerive ushtarake
-
Kosova dhe SHBA-ja diskutojnë për prokurime të reja të pajisjeve ushtarake për FSK-në
-
Maqedonci e Kasanof flasin për zbarkime të FSK-së me trupat amerikane në misione ndërkombëtare
-
Osmani: Ushtria e Kosovës po fuqizohet