Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Meço: Tregu Kosovë-Shqipëri duhet të zgjerohet

Gazetarja Sonila Meço, ka thënë se tregu Kosovë-Shqipëri duhet të zgjerohet.

Ajo në emisionin “1 kafe me Labin” ka thënë se sa më i madh që të jetë ky treg që ndajnë mes vete këto dy vende, aq më mirë për popullin.

“Aq më të rëndësishëm jemi, aq të përulur janë para nesh ata të tjerët që mendojnë se janë shumicë” ,ka thënë ajo.

E pyetur nëse e sheh Kosovën e Shqipërinë nën drejtimin e një qeverie në të ardhmen, ajo është përgjigjur me “jo”.

Meço thotë se do të donte një bashkim kombëtar, por kjo sipas saj, nuk do të ndodhë.

Edhe Emini: Kosova të nisë debat të brendshëm për Asociacionin, jo negociata të ngutshme në Bruksel Arbëri Emini: Kosova të nisë debat të brendshëm për Asociacionin, jo negociata të ngutshme në Bruksel

Ajo ka shtuar se bashkimin e Shqipërisë me Kosovën e sheh në tjera nivele.

“E shoh në kulturë, në arsim, në muzikë, në pjesën emocionale, në një treg të përbashkët ekonomik, në biznese që zhvillohen. Atë rrugën e kombit që përshkohet kështu çdo ditë...Me hy me një kryeministër të përbashkët, lëre”, ka thënë ajo.