Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 917 kandidatë për deputetë janë propozuar nga partitë politike për zgjedhjet e 7 qershorit. Sipas KQZ-së, 314 prej tyre janë gra, ndërsa 603 burra. Kandidate gra, kësaj here ka më tepër në listat e subjekteve politike të komuniteteve pakicë sesa në ato të partive kryesore shqiptare
Nga 23 subjekte politike, 917 kandidatë do të garojnë për 120 ulëse në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në listat e partive politike janë të përfshirë 603 burra e 314 gra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE gratë janë shumë më të përfshira në listat e subjekteve të komuniteteve pakicë.
Bazuar në të dhënat e KQZ-së, Unioni Socialdemokratik (SDU) që udhëhiqet nga Duda Balje, ka 40.74 për qind gra në listë. Nga 27 kandidatë gjithsej 11 janë gra.
Mbi 40 për qind gra në listën e saj ka edhe Lista Serbe.
Nga partitë kryesore shqiptare, më së shumti gra në listë ka Lëvizja Vetëvendosje – 39 kandidate apo 35.45 për qind.
Përqindje të njëjtë të grave kandidate për të zënë ulëse në Kuvend kanë Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike – të dyja nga 34.54 për qind. E AAK-ja me 37 kandidate ka 33.63 për qind gra në listën e saj.
Në këto zgjedhje, do të garojnë 18 parti politike, 3 koalicione, një nismë qytetare dhe një kandidat i pavarur.
Por zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, u shpreh se paraprakisht emrat veç e veç do t’i nënshtrohen verifikimit nëse i përmbushin kriteret ligjore për t’u certifikuar si kandidatë për deputetë.
“Kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit nëse i përmbushin kriteret ligjore. Në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore që kanë të bëjnë me përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar me pjesëmarrjen në zgjedhje. KQZ do të bashkëpunojë me institucione relevante, te të cilat do të dërgojë kërkesat për verifikim të kandidatëve deputetë”, ka thënë Elezi.
Të martën, Qeveria në detyrë ka ndarë rreth 11 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor.