"Do të bëhesha malicioz sikur të thosha se Behgjet Pacolli po u përpoq të vijë në Novi Pazar, do të kalojë si Marko Gjuriqi, por kjo nuk do të ndodhë pasi Serbia është shtet i civilizuar".
Kështu, citon FoNet, ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq duke i përgjigjur interesimit të gazetarëve serbë për mundësinë e vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovë Behgjet Pacolli në Sanxhak më 21 dhe 22 korrik me ftesën e kryetari të Këshillit Boshnjak të Sanxhakut Sulejman Uglanin.
Por, ka shtuar ai “Serbia është shtet i civilizuar dhe organet shtetërore do të sillen në përputhje me ligjin”, transmeton Koha.net.
Daçiq ka thënë se vizita e Pacollit nuk është në kompetencë të tij dhe se për të do të vendosin organet shtetërore duke shtuar se në Sanxhak Pacolli mund të qëndrojë vetëm për vizitë private e jo si përfaqësues i Kosovës.
“Marrëveshjet politike zhvillohen në Bruksel e jo në Novi Pazar”, ka thënë ai.
Arrestimi ,e më pas lirimi po atë ditë, i Marko Gjuriqit u bë më 26 mars në Mitrovicë nga Policia e Kosovës.
-
Pacolli ka gjasë të mos shkojë fare në Novi Pazar, s’ka përgjigje nga Serbia për leje hyrjeje
-
“Duket se Pacolli nuk do ta vizitojë Novi Pazarin”
-
Daçiqi thotë se Pacolli i është ankuar për “shkatërrim karriere”, MPJ-ja e Kosovës e quan atë “kloun”
-
Debat i ashpër midis Pacollit e Daçiqit në Helsinki
-
Institucionet nën presion për ta hetuar aksionin policor për arrestimin e Gjuriqit