Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Me mospajtime votohet në lexim të parë buxheti i vitit të ardhshëm

Me 6 vota pro nga pushteti dhe 4 kundër nga opozita, buxheti i vitit të ardhshëm u votua në lexim të parë. Megjithatë, një debat me orë të tëra u zhvillua në Komisionin për Buxhet dhe Financa.

Mënyra e ndarjes së buxhetit nëpër disa sektorë, vazhdimi i shpenzimit të parave për asfalt, për FSK-në dhe disa sektorë të tjerë ishin vërejtjet që pjesa më e madhe e opozitës i kishte për buxhetin, raporton KTV.

Lumir Abdixhikut nuk i pëlqyen shuma e parave të ndara për spitalin e kryeqytetit, aty ku bashkëpartiaku i tij vazhdon të presë një përgjigje finale se kush do ta drejtojë Prishtinën, kurse Dardan Molliqaj u ankua për largimin e mbështetjes për Kamenicën, ku fitoi bashkëpartiaku i tij.

Mirëpo, kundër ankesave për disa pjesë përmbajtjesore ishte Naser Osmani i LDK-së.

Për pjesën e prioriteteve të ministrive, Bedri Hamza i ka kërkuar komisionit t’i thërrasë vet ministrat përkatës t’i arsyetojnë ato.