Anëtarët nga opozita në komisionin për buxhet nuk po presin asgjë të mirë nga buxheti i 2018-ës. Përpos që nuk reflekton me planin e qeverisë për rritjen ekonomike, i njëjti ka harxhime enorme, për shkak të numrit të madh të zëvendësministrave e veteranëve, raporton KTV.
Kryetari i Komisionit për Buxhet, që vjen nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se buxheti është i destinuar për investime të shumta në asfalt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurse, Ali Lajçi nga Vetëvendosje vlerëson se edhe ky koalicion po e vazhdon logjikën e njëjtë të përgatitjes së buxhetit, sikur që kanë bërë edhe qeveritë e kaluara.
Edhe pse i njëjti shpreh gatishmërinë që të kontribuojë në përmirësimin e përmbajtjes së buxhetit, ai është skeptik se gjërat mund të ndryshojnë rrënjësisht në këtë buxhet. Buxheti i 2018-ës, që ka shkuar për lexim të parë në Kuvend, parasheh shpenzime të rritura në paga dhe mëditje dhe në mallra dhe shërbime.
Për veteranët janë ndarë miliona euro, siç janë ndarë edhe për investime në infrastrukturën rrugore. Ashtu sikur qeveritë e kaluara, edhe kjo e tanishmja është përkujdesur që të caktojë buxhet edhe për blerje të automjeteve dhe punësime në dy ministritë e reja. Buxheti i vitit të ardhshëm do të diskutohet në Kuvend në lexim të parë të martën që vjen.