Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se Asambleja e Përgjithshme e Komitetit të Përhershëm të Mjekëve Evropianë ka miratuar anëtarësimin e Republikës së Kosovës, të përfaqësuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, si anëtare vëzhguese, me status të barabartë me të gjitha shtetet që nuk janë anëtare të BE-së.
OMK nëpërmjet një komunikate thotë se përkundër vështirësive, sfidave dhe pengesave në këtë proces, puna, mundi dhe angazhimi i OMK-së ka sjellë rezultat konkret në forcim të përfaqësimit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve me organizatat simotra.

“Shfrytëzojmë rastin që t’i falënderojmë të gjitha delegacionet e shteteve që kanë përkrahur anëtarësimin tonë në këtë organizatë ndërkombëtare. Po ashtu falënderojmë institucionet shtetërore të Republikës Kosovës, që kanë dhënë përkrahjen për pjesëmarrje në këtë proces”, thuhet në komunikatë.
-
Serbia shkel Marrëveshjen e Brukselit, pengon anëtarësimin e Odës së Mjekëve të Kosovës në CPME
-
Çka nënkupton për Kosovën anëtarësimi në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian?
-
Kosova integrohet në institucionin e parë të BE-së
-
Kosova integrohet në institucionin e parë të BE-së – bëhet pjesë e EESC-së
-
Kosova përfshihet në ECMI, shoqëria civile e vlerëson si hap historik në procesin e integrimit evropian