Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka njoftuar se ka aplikuar për anëtarësim në Komitetin e Përhershëm të Mjekëve Evropianë, por po pengohet nga ndërhyrjen e Serbisë.
Asambleja e Komitetit të Përhershëm të Mjekëve Evropianë (CPME) do të mbahen nesër dhe pasnesër në Gjenevë dhe Oda e Mjekëve të Kosovës do të përfaqësohet nga kryetari dhe nënkryetari i saj.
OMK thotë se ka përmbushur të gjitha kriteret e parapara për anëtarësim në CPME, por Oda e Mjekëve të Serbisë, në koordinim me Qeverinë e Serbisë, është duke u përpjekur që të pamundësojë anëtarësimin e OMK-së në CPME.
“Oda e Mjekëve të Serbisë më 7 nëntor të këtij viti i është drejtuar përfaqësuesve të lartë të CPME-së dhe përfaqësuesve të shteteve anëtare në CPME, me kërkesën që aplikacioni i OMK-së të mos shqyrtohet fare në këtë fazë të dialogut, pra të shqyrtohet pas zgjidhjes përfundimtare të problemeve në mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatën e Odës së Mjekëve të Kosovës.
Në këtë mënyrë, Serbia po shkel Marrëveshjen e Brukselit, sipas të cilës ato nuk do të pengonin njëra tjetrën të anëtarësohen në nismat dhe organizatat rajonale.
{gallery}
-
Me gjithë pengesat nga Serbia, Kosova anëtarësohet në Komitetin e Mjekëve Evropianë
-
BE: Me sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, Serbia po e shkel Marrëveshjen me Kosovën
-
BE-ja thotë se Serbia po e shkel Marrëveshjen me Kosovën me sjelljen e saj në KiE
-
BE: Serbia po e shkel marrëveshjen me Kosovën
-
Komiteti nuk e adresoi rekomandimin e Asamblesë Parlamentare