Pas gati tri javësh prej se u fut në karantinë, Komuna e Prizrenit të dielën ka dalë nga izolimi.
Megjithëse rastet me COVID-19 janë shtuar në këtë komunë, Ministria e Shëndetësisë zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vlerësoi se futja në karantinë e Prizrenit ishte bërë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMjekët bëjnë thirrje që përkundër largimit nga izolimi, të respektohen masat mbrojtëse ndaj përhapjes së virusit, pasi theksojnë se rreziku nuk ka kaluar.
Numri i rasteve u rrit nga kontaktet e pacientëve dhe stafit mjekësor në repartin e hemodializës në Spitalin e Prizrenit, raporton KOHA.
Ministria e Shëndetësisë pritet që nga fillimi i javës të marrë masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Prizren.
Ndërkohë një numër i vogël i qytetarëve kanë shfrytëzuar orën e lëvizjes këtë të diel në qendër të qytetit. Ata e kanë mirëpritur largimin e qytetit nga karantina shkaku i ndikimit në zhvillimin ekonomik.
Nga koronavirusi në këtë komunë, e cila u fut në karantinë më 12 prill, kanë vdekur dy persona, derisa aktualisht numri i të infektuarve është 78.