Fshati Korishë e Prizrenit ka dalë sot nga karantinimi. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.
“Sapo u informova nga Ministria e Shëndetësisë se fshati Korishë tanimë ka dalur nga zona e karantinuar. Falënderoj të gjithë ata që i kanë respektuar masat e karantinimit, duke bërë të mundshëm tejkalimin e shpejt të kësaj periudhe”, ka shkruar ai.
Ai tutje ka bërë thirrje që qytetarët t’i respektojnë masat për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.
“Megjithatë nuk duhet të kemi relaksim dhe duhet të vazhdojmë me respektimin e masave parandaluese duke qëndruar sa më shumë në shtëpi”, ka shkruar ai.