Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Më 21 prill votimi për shkarkim të kryetarëve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur të premten ka vendosur që më 21 prill të mbahet votimi për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok.

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka thënë se kjo është koha më e përshtatshme për mbajtjen e votimit.

Ai ka treguar se nga peticioni i organizuar në komunën e Leposaviqit, KQZ ka pranuar për verifikim listën me 3,030 nënshkrime të plotësuara në 304 faqe, nga të cilat, pas krahasimit me të dhënat e listës votuese të bazuar në numrin personal, rezulton se 2,905 nënshkrues të peticionit janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote në këtë komunë.

“Numri i përgjithshëm i votuesve në këtë komunë është 13,441 votues, ndërsa 2,689 votues përbëjnë 20% të listës votuese. Këto nënshkrime të mbledhura përbëjnë 20% të votuesve në këtë komunë”, ka thënë ai.

E, nga ai në komunën e Zubin Potokut, ka pranuar për verifikim listën me 1,576 nënshkrime të plotësuara në 158 faqe, nga të cilat, pas krahasimit me të dhënat e listës votuese të bazuar në numrin personal, rezultoi se 1,380 nënshkrues të peticionit janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote në këtë komunë.

Edhe Më 21 prill votimi për shkarkim të kryetarëve në veri LAJMET E MBRËMJES Më 21 prill votimi për shkarkim të kryetarëve në veri

“Numri i përgjithshëm i votuesve në këtë komunë është 6,732 votues, ndërsa 1,347 votues përbëjnë 20% të listës votuese. Këto nënshkrime të mbledhura përbëjnë 20% të votuesve në këtë komunë”, ka theksuar Ahmetaj.

Nga peticioni i organizuar në komunën e Zveçanit, Ahmetaj ka shtuar se KQZ ka pranuar për verifikim listën me 1,834 nënshkrime të plotësuara në 185 faqe, nga të cilat, pas krahasimit me të dhënat e listës votuese të bazuar në numrin personal, rezulton se 1,714 nënshkrues të peticionit janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote në këtë komunë.

“Numri i përgjithshëm i votuesve në këtë komunë është 7,052 votues, ndërsa 1,411 votues përbëjnë 20% të listës votuese. Këto nënshkrime të mbledhura përbëjnë 20% të votuesve në këtë komunë”.

Dhe nga peticioni i organizuar në komunën e Mitrovicës së Veriut, KQZ ka pranuar për verifikim listën me 4,148 nënshkrime të plotësuara në 423 faqe, nga të cilat, pas krahasimit me të dhënat e listës votuese të bazuar në numrin personal, rezulton se 3,653 nënshkrues të peticionit janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote në këtë komunë.

“Numri i përgjithshëm i votuesve në këtë komunë është 18,199 votues, ndërsa 3,640 votues përbëjnë 20% të listës votuese. Këto nënshkrime të mbledhura përbëjnë 20% të votuesve në këtë komunë”.

Në votimin për shpalljen e ditës së votimit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka abstenuar.

Edhe Dalin rezultatet përfundimtare të procesit të votimit në veri Arbëri Dalin rezultatet përfundimtare të procesit të votimit në veri

Përfaqësuesi i kësaj partie, Ilir Gashi, ka thënë se KQZ-ja është vetëm institucion administrues i proceseve zgjedhore dhe nuk është në kompetencën e saj “që të shpallë zgjedhje”.

“Unë jam që raportin nëse e ndajmë nga rekomandimi ta votojmë t’ia përcjellim MAPL-së kryesuesve dhe Presidencës, se kjo është çështja faktike. Unë jam pro raportit por që datë për mbajtjen dhe remizimin e këtij procesi zgjedhor do të duhej të shpallej nga presidentja dhe ne pastaj do të marrim pjesë në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi”, është shprehur Gashi.