Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbyllet Mjekësia Sportive, asnjë pacient i shtrirë aty me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Mjekësinë Sportive nuk ka asnjë pacient të hospitalizuar me koronavirus, me ç’rast është mbyllur.

Katër pacientët e fundit që ishin në këtë Njësi janë transferuar në kuadër të Klinikës Infektive.

“Ndërkaq, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës (ShSKUK), po trajtohen 87 pacientë, prej tyre 48 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 17 pacientë

Edhe Asnjë pacient me koronavirus s’është i shtrirë në QKUK Arbëri Asnjë pacient me koronavirus s’është i shtrirë në QKUK

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 7 pacientë

Edhe Për herë të parë asnjë pacient me COVID-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së Arbëri Për herë të parë asnjë pacient me COVID-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së

Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë

Spitali i Ferizajt, 11 pacientë