Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në klinikat e QKUK-së nuk është duke u trajtuar asnjë pacient me koronavirus, derisa në spitalet e përgjithshëm janë katër pacientë të konfirmuar.
Në QKUK po trajtohen 29 pacientë post-Covid, kurse në spitalet e përgjithshme 6 pacientë si post-Covid-19.
Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 9 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 4 pacientë post-covid
Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë