Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pesë spitale të përgjithshme pa pacientë me COVID-19

QKUK

Pesë spitale të përgjithshme në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, nuk kanë të hospitalizuar asnjë pacient për trajtim nga COVID-19.

Spitali i Prizrenit, Mitrovicës, Gjakovës, Ferizajt dhe Vushtrrisë në raportet e datës 13 mars 2022 kanë raportuar se nuk kanë pacientë me Covid-19.

Ndërkaq, në Spitalin e Gjilanit dhe atë Pejës janë të shtruar tre pacientë me koronavirus.

11 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, prej tyre katër të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.

Me oksigjeno-terapi në tërë SHSKUK-në, po trajtohen 11 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë tre pacientë.

“Klinika Infektive - 11 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive - 3 pacientë, Spitali i Pejës - 1 pacient, Spitali i Gjilanit - 2 pacientë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Artikuj të ngjashëm