Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, deklaroi se koha e deklarimet e pasurisë për zyrtarët publikë, ka përfunduar më 3 prill.
“Deri në fund të javës do të dalim me të dhëna konkrete. Nga praktika e më hershme ka pasur zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë edhe pas afatit që është paraparë”, i tha Havolli RTK-së. Ai bëri me dije se zyrtarët publikë kanë pasur një muaj kohë që të deklarojnë pasurinë.
Sipas tij këtë vit ka rritje të deklarimit. “Ka një vetëdijesim dhe rritje të transparencës. Pra kemi edukim të zyrtarëve. Deri në fund të javës do të dalim me rezultat konkret. Me emra konkretë. Mbi 4500 zyrtarë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë”, theksoi ai.
Një problem, sipas tij, është edhe puna e madhe që bëhet për kontrollin e aplikacioneve, duke e pasur për bazë se Agjencia nuk ka staf shumë të madh. Ai tha se është i kënaqur me prokurorinë e Kosovës.
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka folur edhe për opinionin që kishte të bënte me rritjen e pagës së kryeministrit. ‘Ne kemi dhënë opinionin tonë për pagën e kryeministrit, mund të gjenden alternativa. Nuk besoj se kryeministri i Kosovës nuk e zbaton vendimin tonë, ky është vendim obligativ”, tha ai.
-
Havolli thotë se këtë javë do të publikojë listën e personave që s’deklaruan pasurinë
-
Pak orë deri në mbyllje të afatit, ende qindra zyrtarë publikë s’e kanë deklaruar pasurinë
-
Mbi 1400 zyrtarë s’e kanë deklaruar ende pasurinë, edhe tri ditë afat
-
Tetë ditë deri në mbyllje të afatit, vetëm rreth 28 për qind e zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë
-
Edhe dy javë afat, deri tash më pak se 20% e zyrtarëve kanë deklaruar pasurinë