Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Havolli thotë se këtë javë do të publikojë listën e personave që s’deklaruan pasurinë

Dita e fundit e muajit mars ishte afati i fundit kur zyrtarët e lartë të institucioneve kanë pasur për detyrë ta publikojnë pasurinë e tyre për 2016.

Por, ka të tillë që nuk kanë përfillur këtë rregull. Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, në emisioni “ Ekonomia me Erëzën”, premtoi se gjatë kësaj jave do të bëhen publik edhe emrat e këtyre zyrtarëve, duke shtuar se numri më i madh i tyre e kanë përfunduar këtë obligim ligjor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sa i përket deklarimit të pasurisë që kanë qenë të obliguar deri me 31 mars, shumica e zyrtarëve të lartë kanë deklaruar pasurinë dhe jemi në fazën verifikuese për ata që nuk e kanë deklaruar pasurinë dhe gjatë javës do të bëhen publike këta emra”, tha Havolli.

Javë më parë Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë publik raportin vjetor të punës për vitin 2016.