Departamenti i Lojërave të Fatit ka mbyllur edhe 9 lokale të tjera të lojërave të fatit në qytetin e Suharekës.
Këto lokale janë mbyllur pasi inspektorët kanë konstatuar se lokalet në fjalë veprimtarinë e tyre e kanë ushtruar duke mos i plotësuar kriteret e Ligjit për Lojërat e Fatit.
Nga ky aksion janë konfiskuar 31 automate (pajisje për lojëra të fatit), njëkohësisht janë lëshuar gjoba në vlerë 5000 euro.
Përveç mbylljeve të lokaleve dhe konfiskimeve të pajisjeve për lojëra të fatit, ATK ka iniciuar edhe 4 kallëzime penale ndaj personave të cilët kanë menaxhuar këto lokale.
Artikuj të ngjashëm
-
ATK-ja për një javë mbylli 11 lokale të lojërave të fatit
-
ATK mbyll 7 lokale të lojërave të fatit, i gjobit me 38 mijë euro
-
61 mijë euro gjobë për lojërat e fatit që operuan në kundërshtim me ligjin
-
40 subjekte të lojërave të fatit të mbyllura dhe 213 mijë euro gjoba
-
ATK mbyll edhe 13 biznese të lojërave të fatit