Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

ATK mbyll edhe 13 biznese të lojërave të fatit

Administrata Tatimore përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në një aksion të zhvilluar nga inspektorët e Divizionit të Lojërave të Fatit-ATK, janë mbyllur 13 subjekte që ushtrojnë jashtëligjshëm veprimtarinë e lojërave të fatit, për të cilat njëkohësisht janë lëshuar gjoba në vlerë 50,000 euro.

Ky aksion është zhvilluar në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës.

“Ndëshkimi i këtyre subjekteve është bërë pasi që të njëjtat kanë organizuar lojëra të ndaluara me Ligjin për Lojërat e Fatit, në pikat pa licencë (vendim) të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

ATK u bënë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit jashtëligjshme.

Artikuj të ngjashëm