Administrata Tatimore e Kosovës gjatë javës së shkuar nga vizitat e rregullta në terren, por edhe nga informacionet e pranuara nga qytetarët ka zhvilluar 30 aktivitete, ku si rezultat janë mbyllur 11 lokale të lojërave të fatit, të cilat aktivitetin e tyre e kanë zhvilluar duke mos iu përmbajtur kritereve të Ligjit për Lojërat e Fatit.
Nga parregullsitë e konstatuara janë lëshuar 13 gjoba, në vlerë 54,000 euro, përveç gjobave janë konfiskuar edhe 2 pajisje të kësaj veprimtarie.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoATK përmes një komunikate për media thotë se Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdojë me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji për Lojërat e Fatit.
“Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK, rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme”, thuhet në komunikatë.