Departamenti i Lojërave të Fatit dje ka ndërmarrë një aksion në komunt Gjakovë, Therandë dhe Prizren, nën dyshimin se organizoheshin lojëra të fatit pa leje nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).
“Janë vizituar 7 lokale të lojërave të fatit, me ç’rast të gjitha lokalet e vizituara janë mbyllur. Atyre u janë shqiptuar gjoba mandatare në vlerë 38,000 euro. Po ashtu, ndaj një personi që ka organizuar lojëra të ndaluara, do të procedohet ndjekje penale”, ka bërë të ditur ky institucion përmes njoftimit për media, përcjell KosovaPress.
Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdojë aksionet e tilla në çdo kohë.
Artikuj të ngjashëm
-
ATK-ja për një javë mbylli 11 lokale të lojërave të fatit
-
40 subjekte të lojërave të fatit të mbyllura dhe 213 mijë euro gjoba
-
ATK mbyll dhe ndëshkon 13 biznese të lojërave të fatit
-
ATK mbyll gjashtë biznese të lojërave të fatit
-
Gjoba në vlerë 1.7 milion euro ka ndarë ATK-ja më 2018 për lokalet e “Lojërave të Fatit”