Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbushet me komente të shqiptarëve fotografia ku Vuçiqi paraqet “Kosovën si Serbi”

Foto: AP

Ka nxitur shumë reagime të përdoruesve shqiptarë në Instagram një fotografi e postuar të mërkurën nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilën paraqiste hartën e Kosovës me flamur të Serbisë.

Në kujtim të “Trazirave të marsit”, Vuçiqi kërcënoi Kosovën se “do të ketë përgjigje adekuate” po që se përsëritet një gjë e tillë.

Pos deklaratave publike, ai i shtoi qëndrimit të tij edhe fotografinë ndaj të cilës kanë reaguar shumë qytetarë nga Kosova që e kanë mbushur me komente.

“Kosova është Shqipëri”, është komenti më i shpeshtë që mund të haset në këtë fotografi.

Në shumë grupe në rrjete sociale kanë nisur mobilizimet edhe për raportim të postimit si “Fake News”.

 

Edhe Reagime edhe në Tiranë ndaj postimit nxitës të Vuçiqit Arbëri Reagime edhe në Tiranë ndaj postimit nxitës të Vuçiqit