Arbëri

Vuçiq: Serbia po përballet me presion nga Perëndimi për ta njohur Kosovën

Vuçiq: Serbia po përballet me presion nga Perëndimi për ta njohur Kosovën
 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pret që të vazhdohet dialogu Kosovë – Serbi në maj. Ai ka thënë se Serbia është në presion të madh, pasi nga perëndimi po pritet që ajo ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Pres vazhdimin e dialogut në maj, do të jemi të gatshëm për atë dialog. Perëndimi pret nga Serbia që të jetë ajo që pranon pavarësinë e Kosovës dhe ky është thelbi i vetë procesit”, ka thënë Vuçiq, raporton Tanjug.