Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se po rritet nervozizmi në Perëndim dhe me këtë edhe presioni.
Vuçiqi, duke u deklaruar për media, pas hapjes së një fabrike, ka thënë se ai lufton vetëm për Serbinë dhe nuk lufton për asnjë liderë.
“Po ka presion të madh, e kam thënë këtë edhe para 4 muajve, se nga 15 shtatori presioni do të jetë i padurueshëm. Unë nuk luftoj as për Putinin e as për Bidenin. Nuk më intereson fare se çfarë mendon asnjë lider i huaj. Luftoj për popullin e Serbisë. Mendoj edhe për atë që tha Angela Merkel, se çfarë nesër, pasi e di se ajo ditë vjen. {farë kur të arrihet paqja, më pas vjen ajo nëse kemi mbajtur qëndrim si duhet. Duam të mbajmë llogari për Serbinë, për interesin tonë. Po e them ka mungesë durimi, nervozë të madhe, e këtu në Serbi po angazhohen të gjitha grupet për presion si mediat, partitë politike, si për njërën ashtu edhe për palën tjetër, ato palë që po paguhen”, ka thënë Vuçiq, raporton B92.
Vuçiq ka thënë se do të ketë takime të rëndësishme në ditët në vijim, ndërsa do të shoh edhe në fillim të muajit të ardhshëm se çfarë po ndodh rreth Kosovës dhe Këshillit të Evropës.
“Do të takohem të premten me europarlamentarët, me të dërguarin gjerman, pastaj të shtunën në Bullgari me Ursula von der Leyenin. Të shohim se çfarë po ndodh rreth të ashtuquajturës Kosovë dhe Këshillit të Evropës, më 4 dhe 5 do të shohim këtë, më 7 është Samiti i madh i politikës së përbashkët”, tha Vuçiq.
Ai ka thqënë se Serbia ka qëndruar pa i vënë sanksione Rusisë për 210 ditë, duke mbajtur “politikë të qëndrueshme”.
“Rruga e Serbisë është diçka shumë e vështirë, me gjemba, por është një rrugë që kujdeset për interesat e vendit tonë”, thotë Vuçiq.
Edhe
Vuçiqi thotë se pret presion të madh ndaj Serbisë për Kosovën në muajt e ardhshëm
Serbia është përballur me kritika të ashpra për një marrëveshje që kishte nënshkruar ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Sergey Lavrov, për konsultim për politikë të jashtme.
Marrëveshja ishte nënshkruar në New York në margjina të Kombeve të Bashkuara.