Procesi i stërzgjatur i mbajtjes në paraburgim të të akuzuarve, mosrespektimi i praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mungesa e përkthimeve dhe mosmarrja në konsideratë e okupimit dhe krimeve të Serbisë në Kosovë gjatë të ’90-ave, kanë qenë kërkesat që avokatët mbrojtës të të akuzuarve në Gjykatën Speciale në Hagë i kanë diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të martën.
Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka biseduar me të gjithë avokatët dhe bashkëavokatët e ekipeve mbrojtëse të shqiptarëve të akuzuar që po mbahen në Hagë. Janë diskutuar kërkesat e mbrojtësve për Qeverinë e Kosovës.
“Kryeministri Kurti propozoi që takimet e tilla të vazhdojnë e të jenë të rregullta. Të gjitha ekipet u shprehën tejet mirënjohëse për mundësinë e diskutimit direkt me Kryeministrin Kurti, dhe shprehën falënderim me faktin që Qeveria e Kosovës po tregon interesim dhe angazhim në lidhje me procesin para Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftim.
Në Hagë në paraburgim po mbahen ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Pjetër Shala, të akuzuar për krime lufte dhe Nasim Haradinaj e Hysni Gucati për pengim të punës së Speciales.
-
Kurti i kërkon Speciales lirimin me kusht të ish-udhëheqësve të UÇK-së, ofron garanci shtetërore
-
Gucati s’i beson Kurtit: Ai u thoshte krerëve të UÇK-së të shkojnë në Hagë
-
Kurti për ish-udhëheqësit e UÇK-së: S’ka arsye që të mbahen në paraburgim
-
Tre vjet nga gjykimi në Hagë që nuk dihet kur do të mbyllet
-
Gjykata Speciale ndan pamje nga burgu ku mbahen ish-drejtuesit e UÇK-së