Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mblidhet online Mini-Shengeni Ballkanik, paralajmërohet miratimi i disa marrëveshjeve

Ditën e sotme, ashtu siç ishte parashikuar, do të mbahet online konferenca për minishengenin Ballkanik.

Në takim do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev si dhe ajo Serbisë, Ana Bërnabiq.

Sipas mediave serbe, në këtë konferencë do të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptim dhe Bashkëpunimit midis Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë për bashkëpunimin në luftën kundër COVID-19.

Ndërkaq pritet që të nënshkruhet një marrëveshje ndërshtetërore midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve me letërnjoftim.

Sakaq në këtë mbledhje është lënë sërish jashtë Kosova, ku siç duket nuk do të marrë pjesë në takimin virtual.

Mbledhja shkruhet se do të zhvillohet në orën 11:00 përmes video lidhje. Ndërkohë edhe burime pranë kryeministrisë kanë konfirmuar se Rama do të zhvillojë një takim me Vuçiqin dhe Zaevin, por nuk kanë dhënë më shumë detaje se kush do të jetë fokusi i takimit.