Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

"Mblidhet" në Prishtinë SEECP, Vjosa Osmani kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Për herë të parë Kosova ka udhëhequr presidencën e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Zyrtarë institucionalë, deputetë dhe diplomatë të huaj këtë të premte theksuan nevojën e mirëbesimit dhe bashkëpunimit mes shteteve në Ballkanin Perëndimor. Ndonëse të ndarë me njëri-tjetrin dhe virtualisht, u theksua nevoja e arritjes së një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë. Derisa u kërkua edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani në hapje të punimeve shprehu gatishmërinë e Kosovës për zgjatjen e dorës së bashkëpunimit me të gjitha shtetet që ndajnë vlera të njëjta.

“Jemi mbledhur këtu për të rritur bashkëpunimin tonë politik dhe atë të sigurisë, të kultivojmë bashkëpunimin ekonomik, dhe të bashkëpunojmë në fushat e konsolidimit demokratik, drejtësisë, dhe në luftimin e aktiviteteve ilegale. Sot do të shqyrtojë tri çështje të ndryshme, dhe që të gjitha kanë ndikim të madh në jetën e përditshme të qytetarëve tonë në rajon. Integrimi në BE është njëri nga synimet kryesore të politikave të jashtme për shumicën, nëse jo edhe për te gjithë neve në rajon. Qasja e re ndaj hyrjes në BE ka ngritur shumë pyetje, ku thuhet se procesi është bërë më i komplikuar. Sidoqoftë, ky nuk ka qenë qëllimi kryesor i Komisionit dhe shteteve anëtare”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se Marrëveshja e Gjelbër Evropiane është udhërrëfyesi i BE-së për ta bërë ekonominë më të qëndrueshme. Sipas saj, kjo do të ndodhë duke i kthyer sfidat mjedisore dhe klimatike në mundësi në të gjitha fushat e politikave, dhe duke bërë tranzicion të drejtë dhe përfshirës për të gjithë.

“Në fund, ju lutem më lejoni që të konfirmoj sërish përkushtimin e Kosovës për të forcuar bashkëpunimin rajonal, duke qëndruar si partner i besueshëm në rajon i cili garanton stabilitet, paqe dhe marrëdhënie të mira ndër fqinjësorë. Në fakt Kosova tashmë e ka dëshmuar këtë, gjatë fazave të ndryshme në histori. Shpresoj që shtetet anëtare të BE-së do të dëgjojnë thirrjen tonë të zëshme për trajtimin e drejtë të Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe të japin liberalizimin e vizave ngase janë përmbushur të gjitha kriteret, përfundoi fjalën kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani”, ka thënë ajo.

Edhe Osmani kërkon heqjen e masave ndëshkuese dhe hapjen e perspektivës evropiane LAJMET E MBRËMJES Osmani kërkon heqjen e masave ndëshkuese dhe hapjen e perspektivës evropiane

Bashkëpunim më të madh rajonal kërkoi edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila tha se marrëdhëniet e mira fqinjësore do të jenë vendimtare në rimëkëmbjen ekonomike.

“Bashkëpunim regjional është faktor për stabilitet dhe zhvillimin socio-ekonomik të regjionit. Siç e dini ky është një projekt regjional paqësor. Rëndësia që i japim bashkëpunimit regjional është shumë e madhe. Ne presim përparime në këto fusha kyçe që janë në zemrën e agjendës regjionale përpara...bashkëpunimi regjional dhe marrëdhëniet e mira fqinjësorë do të jenë vendimtare në rimëkëmbjen ekonomike të regjionit”, tha ajo.

Për të arritur këtë bashkëpunim, Apostolova kërkoi të largohen të gjitha pengesat e së kaluarës ndërmjet vendeve rajonale.

Sipas saj një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse dhe obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të bëjë që dy shtetet të ecin në rrugën e BE-së.

“Marrëveshjet gjithëpërfshirëse dhe obliguese ligjore janë të rëndësishme në mënyrë që Serbia dhe Kosova të ecë ka rruga e BE-së. BE-a ka afirmuar përkushtimin e saj ndaj këtij procesi...16 dëshirojmë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza sa më shpejt që është e mundur”

Ndërkaq, kryetarja e Komisionit të Përhershëm të AP-së, njëherësh deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli tha se nevojitet bashkëpunimi më i madh rajonal në mënyrë që të vazhdohet tek një e ardhme më e qëndrueshme.

Derisa shfaqi brenga në arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbisë, e njëjta tha se ekziston rreziku që të përfshihet shkëmbimi i territoreve.

Edhe Osmani: BE-ja të ndërmarrë hapa konkretë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor Arbëri Osmani: BE-ja të ndërmarrë hapa konkretë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor

“Ekziston rreziku që marrëveshja përfundimtare, që përfshinë shkëmbim të territoreve mund të qohet tutje me legjitimisht duke kërcënuar stabilitetin ën Kosovë dhe regjion”, tha ajo.

Në kuadër të paneleve të këtij forumi do të ketë diskutime të ndryshe të cilat përafrojnë më shumë vendet rajonale.