Mbishkrime me mesazh urrejtës ndaj grupeve LGBTI+ janë shfaqur në kampusin e Universitetit të Prishtinës, përkatësisht afër bibliotekës kombëtare.
Nuk dihet se kush i ka shkruar ato.

Në fotografitë që posedon KOHA shkruhet “Kill the gays” që në gjuhën shqipe i bie “Mbytni homoseksualët”.
Policia ende nuk ka dërguar njoftim nëse është iniciuar si rast apo edhe nëse është lajmëruar.
KOHA është duke pritur përgjigje nga ky institucion për të kuptuar më shumë detaje rreth rastit. Në momentin kur do t’i marrë ato, do t’i publikojmë.
Artikuj të ngjashëm
-
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e ndërtimeve brenda kampusit
-
QIKA thotë se i është sulmuar zyra e saj në Prishtinë
-
Muret e institucioneve mbushen me mbishkrime kundër dhunës ndaj grave
-
UP-së i vendoset mbishkrimi “Fole e plagjiatorëve”
-
MPJD-ja njofton autoritetet gjermane për shkrimet “Kosova është Serbi” në Ambasadën në Berlin