Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, ka thënë se zyra e saj në Prishtinë është sulmuar pas transmetimit të emisionit të saj me temën “Ngjyrat e dashurisë”. QIKA ka thënë se i është ngjyrosur me sprej të zezë logoja pranë zyres së saj.
“Në vazhdën e sulmeve homofobike, bifobike e transfobike ndaj personave LGBTIQ+ dhe mbështetësve, është sulmuar zyra e QIKA në Prishtinë. Pas transmetimit të emisionit ‘Ngjyrat e dashurisë’, vendosjes së flamurit të komunitetit në ballkonin e QIKA-s, dhe raportimeve të vazhdueshme mbi aktivitetet e Javës së Krenarisë, persona të panjohur kanë vandalizuar me sprej me ngjyrë të zezë logon pranë zyrës së QIKA-s. Kujtojmë se pak ditë më parë me gjuhë të urrejtjes janë vandalizuar edhe zebrat pranë Hotel Grand të cilat aktivistet/ët i kishin ngjyrosur me ngjyrat e ylberit për Javën e Krenarisë. Ky është sulm ndaj medias dhe ndaj aktivizimit për të drejtat e njeriut. Homofobia nuk na ndalë. QIKA qëndron me dashurinë dhe lirinë e secilës e secilit për të qenë vetja”, thuhet në reagimin e QIKA-s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo