Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar ashpër shënjestrimin publik të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, ndaj KOHËS dhe Kallxo.com, në një status të publikuar në Facebook të hënën.
“Gjuha e përdorur është e papranueshme dhe linçuese dhe ka për synim intimidimin e mediave dhe gazetarëve për të raportuar tema në interes të publikut. AGK-ja e fton zotin Rama që të përgjigjet në mënyrë transparente dhe të hapur për çështjet dhe temat që trajtohen nga të gjitha mediat. Sulme të tilla, si ky, minojnë lirinë e medias në vend dhe kanë për synim dekurajimin e punës së gazetarëve për të mbajtur përgjegjës zyrtarët në pozita të larta shtetërore. Ato gjithashtu u ofrojnë platformë publike qindra personave të tjerë për të sulmuar dhe denigruar online gazetarët dhe mediat, prandaj kjo formë e komunikimit duhet të ndalet”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Rama në një postim në Facebook, ka thënë se mesazhet në “snapchat” që janë dërguar nga një sinjalizues, e bazuar në të cilat kanë dorëzuar kallëzim në asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, “janë të pavërteta dhe të fabrikuara”.
Ai ka folur edhe për lëndët e legalizimit.
“E dyta, lëndët e legalizimit për të cilat paskeni shpif janë krejt aty! Ju bëj ftesë publike, krejt grupit të asamblistëve të VV-së, merreni me vete edhe KALLXO.com e KOHA.net, me të cilët po ju bashkon tendenca për me e diskreditu shtetin, kapuni për dore dhe shkoni në Drejtorinë e Kadastrit dhe në Drejtorinë e Urbanizmit. Shfletojini krejt lëndët. Faqe për faqe! Pastaj dilni para të njëjtit opinion publik dhe kallxoni drejt”, shkroi Rama.
-
Rama pranon se u intervistua nga Prokuroria pas denoncimit të sinjalizuesit
-
60 ditë pa përgjigje për pretendimet ndaj kryetarit Rama, AIP-ja tejkalon afatin ligjor
-
VV-ja në Prishtinë dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës
-
“KOHA” kallëzon penalisht kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama
-
Asociacioni i Komunave vendos për protestë para Qeverisë