Më shumë se 50% e bizneseve në Kosovë thonë se korrupsioni është i pranishëm në prokurimin publik, thotë një hulumtim që ka kryer Lëvizja “FOL”, i publikuar në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit.
Yllka Buzhala nga kjo lëvizje ka thënë në “60 Minuta” të KTV-së se sipas hulumtimit të kryer së fundmi, bizneset e mëdha e kanë shqetësim dhe pengesë më të madhe në punën e tyre, korrupsionin.
“Bizneset e mëdha i japin një fokus më të theksuar korrupsionit. 56% e bizneseve thonë se korrupsioni është i pranishëm në prokurimin publik. Sipas tyre, faktorët që lehtësojnë praktikat korruptive janë mosndëshkueshmëria, së dyti është zvarritja e proceseve gjyqësore, së treti është mosraportimi i korrupsionit”, ka thënë Buzhala.
Sipas saj, njëra prej formave kryesore të korrupsionit që kanë raportuar bizneset, është përshtatja e specifikave të tenderit për bizneset e caktuara.
“Njëra prej formave sipas tyre është përshtatja e specifikave të tenderit për bizneset e caktuara. Kjo është një prej formave më të shpeshta që ata mendojnë se ka prezencë të korrupsionit. Rreth 32% është mosraportimi i korrupsionit, si faktor lehtësues i prezencës së korrupsionit”, është shprehur Buzhala.
Ajo ka shtuar se Kosova i ka ligjet e mira për luftimin e korrupsionit, vetëm se ato duhet të zbatohen, e po ashtu edhe shoqëria kosovare duhet të jetë më aktive, duke kërkuar llogaridhënie.
-
FOL: Mbi gjysma e bizneseve thonë që korrupsioni është i pranishëm në prokurim publik
-
IKD: Nga 444 të akuzuar për korrupsion më 2024 e 2025, 2.47% janë zyrtarë të profilit të lartë
-
Buleshkaj: Këshilli Gjyqësor është dy vjet vonë me Planin e Integritetit, këto ditë e ka nënshkruar
-
Lufta kundër korrupsionit në Kosovë, sot në “60 Minuta” me Yll Buleshkajn
-
GLPS: Gjyqësori zvarrit rastet e profilit të lartë, dënimet s’e pasqyrojnë seriozitetin e veprave