Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit Yll Buleshkaj, do të jetë i ftuar sot në emisionin “60 Minuta” për të diskutuar lidhur me punën e Agjencisë dhe rastet që ka nën hetim ky institucion.
Cilat institucione ose sektorë janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve të korrupsionit?
Deri në çfarë niveli është i shtrirë korrupsioni në institucionet publike?
Sa ministra e zyrtarë janë nën llupën e Agjencisë për Parandalim të Korrupsionit për shkak të mos deklarimit të pasurisë apo konfliktit të interesit?
Çka tregojnë vendimet e gjykatave dhe angazhimi i institucioneve për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit?
Edhe
Buleshkaj: Vetëm 10 për qind e kallëzimeve penale përfundojnë në aktakuza
A është rritur numri i sinjalizuesve të korrupsionit brenda institucioneve e cila është mbrojtja që u jepet atyre?
Për këto dhe të tjera sot në “60 Minuta” nga ora 17:10.
-
Policia e Kosovës prin me numrin e zyrtarëve të vonuar në deklarimin e pasurisë
-
Tetë ditë deri në mbyllje të afatit, vetëm rreth 28 për qind e zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë
-
Mosdeklarimi i pasurisë, Buleshkaj: Qindra kallëzime penale janë hudhur poshtë për shkak të vendimit të Supremes
-
Buleshkaj: Këshilli Gjyqësor është dy vjet vonë me Planin e Integritetit, këto ditë e ka nënshkruar