Lëvizja “FOL” ka publikuar gjetjet e hulumtimit “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”.
Yllka Buzhala, nga Lëvizja “FOL”, tha se bizneset e anketuar i takojnë 18 profileve dhe se 60% e anketave janë realizuar në Prishtinë. Sipas saj, në anketa janë përfshirë biznese që janë pjesë në aktivitete të prokurimit publik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“FOL merret me monitorimin e prokurimit publik. Ka realizuar një varg aktivitesh siç janë lansimi i portalit transparent. Këtë vit FOL e ka fokus edhe bizneset që lidhin kontrata me institucione. Sa është prokurimi publik i qasshëm ndaj bizneseve. Sa i përket profilit të bizneseve janë 18 biznese. Ndërsa 60% anketa janë realizuar në Prishtinë. Llojet e prokurimit janë shërbime, ndërtim dhe furnizime. Ne kemi marrë biznese që janë pjesë në aktivitete të prokurimit publik”, deklaroi ajo.
Ardi Shatri u shpreh se 67% e bizneseve janë ballafaquat me sfidat gjatë pandemisë. Sipas tij, mbi gjysma e bizneseve thonë që korrupsioni është i pranishëm në prokurim publik.
“Mbi gjysma e bizneseve mendojnë që korrupsioni është i pranishëm në prokurim publik. Ata që ndikojnë janë zvarritja e proceseve gjyqësore. Prokurimi publik bëhet në formë ta hapur. Partitë politike i konsiderojnë faktor të rëndësishëm se si zhvillohet prokurimi publik. 45% e bizneseve e kanë përmend tenderin si problem kyç në prokurimin publik. Partitë politike kanë rol se qysh rregullohet prokurimi publik”, potencoi Shatri. /EO