Mbi 4000 vetura në veri i kanë konvertuar targat në RKS nga ato ilegale, ka konfirmuar Policia e Kosovës të shtunën.
Nga 1 nëntori deri më 1 dhjetor [dje], ka pasur 3221 vetura që i kanë konvertuar targat nga ato ilegale në RKS.
“Nëse këtij numri ia shtojmë edhe 800 të regjistruara më herët, atëherë flasim për mbi 4000 vetura që tashmë në veri të vendit janë të regjistruara me targa RKS”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.
Së fundmi, Qeveria e Kosovës shtyu edhe për 15 ditë afatin për regjistrimin e veturave që kanë targa ilegale në ato RKS. Afati i ri nënkupton që qytetarët në veri kanë kohë deri më 15 dhjetor për konvertimin e targave.
Sipas Policisë, procesi i konvertimit të targa nuk është përcjell me probleme, përveç një shpërthimi me granatë dore që ka shkaktuar dëme të vogla materiale.
-
4200 serbë i konvertuan targat në RKS, sot përfundon afati për riregjistrim
-
Mbi 3000 vetura me targa ilegale në veri të konvertuara në RKS
-
Mbi 1.300 vetura me targa ilegale në veri u konvertuan në RKS
-
1140 vetura me targa ilegale janë konvertuar në RKS që nga 1 nëntori
-
Për tetë ditë u konvertuan në RKS 1005 vetura me targa ilegale në veri