Po vazhdon edhe të shtunën riregjistrimi i veturave me targa ilegale në ato legale RKS.
Banorët në Mitrovicë të Veriut kanë thënë për KOHËN se po e zbatojnë ligjin si të gjithë, por nuk kanë pranuar të flasin më shumë.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për KOHËN, se deri dje në orën 16:00 janë regjistruar mbi 2500 vetura, duke shtuar se edhe 800 të tjera janë para afatit të dytë.
Sipas Elshanit, mbi 3000 vetura tashmë janë me tabela RKS.
Elshani ka bërë të ditur se pas dhjetorit, veturat të cilat shihen te paregjistruara në rrugët e komunave veriore do të gjobiten me 150 euro dhe do t’i konfiskohen tabelat.
Artikuj të ngjashëm
-
4200 serbë i konvertuan targat në RKS, sot përfundon afati për riregjistrim
-
Mbi 4000 vetura konvertuan targat ilegale në RKS
-
Fundi i targave ilegale
-
Kërkohet nga Qeveria të shtyhet afati edhe për 15 ditë për konvertimin e targave ilegale
-
Gjobë 150-euroshe para konfiskimit të automjeteve me targa ilegale