Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 1.300 vetura me targa ilegale në veri u konvertuan në RKS

Në 1.350 ka shkuar numri i qytetarëve në veri që i kanë konvertuar targat ilegale në ato RKS, ka njoftuar Policia e Kosovës për KOHËN.

Konvertimi ka nisur ditë më parë, dhe në fillim ishin evidentuar radhë të gjata në Qendrën e Regjistrimit në veri. Policia e Kosovës ka shpërndarë fletushka informuese lidhur me vazhdimin e afatit për konvertimin e targave nga ato ilegale në RKS.

Më 30 tetor, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që pronarëve të automjeteve me denominimet “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, t’ua shtyjë afatin për riregjistrim në targa RKS, me benefite financiare, deri më 1 dhjetor të vitit 2023.

Qeveria ka thënë se është zgjatur afati pas kërkesave të mëdha së fundi për regjistrim të automjeteve me targa RKS. Me vendimin e 28 tetorit të vitit të kaluar afati ishte deri më 21 prill të këtij viti.