Arbëri

Mbi 4 mijë raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Komuna e Prishtinës renditet e para në nivel vendi për nga numri i rasteve aktive me koronavirus.

Aktualisht, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Prishtinë janë 4.045 raste aktive, pasuar nga Prizreni 1.527 raste, Ferizaj 1.335, Podujeva 1.101, Peja 975, Gjakova 914 e të tjera.

MSH-ja njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 raste të vdekjes nga koronavirusi, 583 raste pozitive dhe 1.944 të shëruar. Numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 18.548.