Prishtina vazhdon të jetë në krye të listës së qyteteve me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
Të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë të ditur se numri i rasteve aktive në kryeqytet ka rënë në 1,024.
Pas Prishtinës me më shumë raste aktive janë Gjilani me 361 dhe Ferizaj me 313 raste aktive me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën janë regjistruar 183 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërsa janë shëruar 713 persona të infektuar deri më sot.
Nga ky numër i regjistruar së fundmi, 48 janë shënuar vetëm në Prishtinë.
Artikuj të ngjashëm