Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

520 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Prishtina vazhdon të jetë e para në listën e qyteteve me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se numri i rasteve aktive në kryeqytet ka rënë në 520.

Pas Prishtinës, qytetet me më shumë raste aktive janë Gjilani me 197 dhe Ferizaj me 172 raste aktive me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën janë regjistruar 119 raste të reja pozitive me COVID-19. Nga ky numër i regjistruar së fundmi, 20 janë shënuar vetëm në Prishtinë.