Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se numri i familjeve kosovare që kanë kursyer energji elektrike gjatë muajit dhjetor e që do të përfitojnë nga subvencionimi, është më shumë se 208 mijë.
Murati ka shkruar të mërkurën në Facebook se llogaritja e kursimit për muajin dhjetor tashmë mund të shihet edhe në llogaritë online të KESCO-s.
“Për më shumë se 208 mijë familje që kanë kursyer energjinë, Ministria e Financave ka përllogaritur dhe procesuar ? për faturën e muajit dhjetor, dhe kjo tash mund të shihet në llogarinë tuaj online me KESCO me përshkrimin 'GOVSUB – Energy Saving/2022/P12'. Kursejeni energjinë elektrike!”, ka shkruar Murati.
Artikuj të ngjashëm
-
Ekzekutohet pagesa e subvencionimit për mbi 174 mijë familje që kursyen rrymën
-
Subvencionim për mbi 180 mijë familje që kursyen energji elektrike gjatë nëntorit
-
Nis subvencionimi i rrymës, në grupin e parë përfitojnë mbi 40 mijë familje
-
Rreth 21 mijë familje me asistencë sociale do të subvencionohen për blerjen e lëndëve djegëse
-
Mbi 16 mijë aplikime për subvencionim të energjisë