Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se 174 mijë 642 familje kanë përfituar nga subvencionimi në faturat e energjisë eklektike për muajin janar të këtij viti. Sipas tij të gjitha këto familje kanë shpenzuar më pak energji elektrike në janar të këtij viti se sa në janarin e vitit të kaluar.
Murani ka njoftuar se Ministria procesuar pagesën e subvencionit edhe për muajin janar për të gjitha familjet që kanë kursyer energjinë elektrike.
“Shumë familje kanë paguar më pak se kurdoherë për faturat e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit. Janë 174, 642 familje që këtë janar kanë shpenzuar më pak sesa janari 2022, dhe kanë përfituar nga subvencioni”, ka shkruar Murati në Facebook.

-
Mbi 208 mijë familje që kursyen rrymë në dhjetor do të subvencionohen
-
Murati: Mbështetja për familjet e cenueshme për faturat e energjisë do të riaktivizohet dimrit
-
Nis subvencionimi i rrymës, në grupin e parë përfitojnë mbi 40 mijë familje
-
Mbi 16 mijë aplikime për subvencionim të energjisë
-
Këtu mund të aplikoni për subvencionim të rrymës