Mbi 18 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës i ka pranuar Komisioni Qendror i Zgjedhje.
Ky institucion ka njoftuar të martën se prej tyre rreth një mijë e 200 janë refuzuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga 17,462 aplikime të aprovuara, 4,863 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 2,381 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 10,218 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për KOHËN.
Ai tutje ka njoftuar se shumica e rasteve të refuzuara janë pasi aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.
Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor të këtij viti.