Më shumë se një mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Gostivarit ditëve të fundit për shkak të problemeve me stomak.
Pas alarmit fillestar, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari në Maqedoni të Veriut e ka ndaluar përdorimin e ujit për pije nga sistemi i ujësjellësit të Gostivarit. Siç thuhet në njoftimin e AUV-së, të cituar nga “zhurnal”, ky ndalim u bë deri në marrjen e rezultateve të plota.
Dyshimet janë që në gypin kryesor të ujësjellësit, pa miratim është vendosur një pompë që çonte direkt ujë nga lumi Vardar në sistemin e furnizimit me ujë.
Ndërkaq nga Spitali i Gostivarit kanë konfirmuar se qytetarët që kanë kërkuar ndihmë kanë pasur shqetësime me stomakun. Sipas raportimeve, qytetarët kanë pasur diarre, dhimbje të forta në bark e marramendje.
Lidhur me situatën në Gostivar, kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski, ka thënë se do të kërkohet përgjegjësi.
-
Ndërpritet furnizimi me ujë në Lagjen e Spitalit, shkak dëmtimi i gypit të ujësjellësit
-
Mungesa e ujit rrezikon shërbimin e dializës në QMF-në në Kodrën e Trimave
-
Inspektorati merr mostra të ujit që përdor “Vita” në procesin e prodhimit të qumështit
-
KRU “Mitrovica”: Shkaku i një defekti është ndërprerë furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut
-
Për tri ditë, 70 persona kërkuan ndihmë në QKUK me simptoma të helmimit nga ushqimi