Komisionari për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim Johannes Hahn, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë, por nuk është bërë e ditur tema e diskutimit.
Po ashtu, nuk ishte paraparë të ketë deklarime për media pas përfundimit të takimit, i cili mbahet në kohën kur SHBA-ja dhe BE-ja i kanë kërkuar Kosovës heqjen e taksave prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë.
Kryeministri Haradinaj më herët ka bërë të ditur qëndrimin e Prishtinës zyrtare se taksat ndaj Serbisë do të hiqen vetëm në momentin kur ajo të njeh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.
Lexo edhe: Haradinaj zbut fjalët, tregon kur mund të pezullohet taksa
Hahn pas vizitës në Kosovë, në orët e mbrëmjes do të qëndrojë për vizitë në Tiranë ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

-
Në Berlin, Thaçi paradite e kishte mbrojtur taksën, pasdite kishte kërkuar që ajo të hiqet
-
Hahn: Taksa të paktën të suspendohet
-
Haradinaj i thotë Hahnit se taksë nuk do të ketë kur të arrihet njohja nga Serbia
-
Thellohet përplasja e kryeministrit Haradinaj me SHBA-në
-
Thellohet përplasja e kryeministrit Haradinaj me SHBA-në