Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me Komisionerin Evropian, Johannes Hahn, të cilit i ka thënë se do t’i gëzohej kohës kur nuk do të ketë tarifa, por respekti dhe njohja reciproke janë parakusht për të arritur deri te heqja e taksës.
“Kosova është e përkushtuar që të jetë partnere kredibile e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë, gjithmonë, kur asaj nuk i mohohet e drejta për të vepruar si shtet i pavarur dhe sovran”, ka shkruar Haradinaj t’i ketë thënë Hahnit.
“Vendi ynë i gëzohet tregut të lirë, jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por në të gjithë Ballkanin Perendimorë. I gëzohemi kohës kur nuk do të ketë tarifa, por njëkohësisht respekti dhe njohja reciproke, është parakusht për t’u arritur kjo”, ka shkruar Haradinaj.
“Po ashtu, theksova edhe njëherë nevojën e liberalizimit të vizave si një e drejtë që u takon qytetarëve tanë. Rikujtova se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kushtet dhe padrejtësisht mbetet e izoluar”, ka shkruar ai.
-
Haradinaj: Heqja e taksës bëhet vetëm kur Serbia ta njohë Kosovën
-
Taksa, ‘karta’ e Haradinajt për dialogun
-
Haradinaj: Taksa nuk hiqet pa njohjen nga Serbia, vizat s’i kemi larg
-
Haradinaj: Po afrohet dita kur do të marrim lajmin për vizat, taksa nuk është e ndërlidhur
-
Haradinaj: E suspendojmë taksën, nëse ka marrëveshje-kornizë për njohje