Testi shtetëror i maturës këtë vit do të mbahet brenda katër ditëve, duke filluar nga data 28 deri më 31 maj, raporton KTV.
Maturantët e rajonit të Ferizajt dhe Gjilanit janë të parët nga tri rajonet e tjera të vendit, të cilët do t’i nënshtrohen këtij testi.
Në ditën e dytë, do të testohen nxënësit e rajonit të Prishtinës, për të vazhduar më pas me ata të Prizrenit dhe Gjakovës si dhe në fund nxënësit e rajonit të Pejës dhe Mitrovicës.
Kjo është renditja, të cilën e kanë zgjedhur përmes shortit përfaqësuesit e këtyre komunave.
Zyrtarë të Komisionit Shtetëror të Maturës ua kanë bërë të qartë nxënësve maturantë se nëse tentojnë të shkojnë me telefona mobilë në test nuk do t’i nënshtrohen fare testit.
Telefonat mobilë nuk do t’iu lejohen as administratorëve, ndërkaq në rast të tentimit të manipulimit, ata automatikisht do të mund ta humbin vendin e punës.
Edhe
Testi i Maturës sërish rrjedh online
Sipas ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, kjo po bëhet me qëllim të parandalimit të parregullsive dhe arritjes reale të rezultateve.