Maturantët e rajonit të Ferizajt dhe Gjilanit sot do t’i nënshtrohen pjesës së parë të testit të maturës.
Pjesa e parë e këtij testi përbëhet me pyetje nga lëndët gjuhë shqipe dhe gjuhë angleze.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria e Arsimit ka paralajmëruar masa ndëshkimi për të gjithë maturantët dhe administratorët e testit nëse zihen duke kopjuar ose shkelur rregulloren.
Gjatë ditës së djeshme ku ky provim është mbajtur në rajonin e Prishtinës janë përjashtuar dhjetëra maturantë, ndërsa janë pezulluar edhe disa administratorë.
Ndërkohë që nuk ka arritur të realizohet ideja për të vendosur zhurmues të valëve të telefonit dhe për ato thanë se do të vendosen në pjesën e dytë të Testit të Maturës.