Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), sqaron drejtuesit e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit se është i pavërtetë lajmi se nesër më 6 maj nuk do të ketë mësim në shkollat e Kosovës.
“Jo zyrtarisht është lëshuar një njoftim kinse nesër nuk do të ketë mësim në shkollat e Kosovës, duke përdorur logon e MASHT. Ky lajm, i cili ka shkaktuar huti, është i pavërtetë. Nesër, mësimi zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat e Kosovës”, thuhet në sqarim.
MASHT iu bën thirrje të gjithë mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve, të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe të informohen vetëm nga burime zyrtare për çdo gjë që ka të bëjë me procesin mësimor dhe arsimin në përgjithësi.
-
Nesër, pushim në institucionet e Arsimit
-
MASHTI: Vetëm në Prishtinë nuk është mbajtur mësimi, orët e humbura do të zëvendësohen
-
Të shtunën mbahet provimi i maturës në Kosovë
-
MASHTI u kërkon drejtorive nëpër komuna kompensimin e mësimit të shtunave
-
MASHTI thotë se mësimi do të mbahet këtë të shtunë: Inspektorati do të jetë në terren