Ministria e Arsimit u ka kërkuar sërish drejtorive të Arsimit nëpër komunat e Kosovës që t’i ftojnë mësimdhënësit dhe nxënësit t’i mbajnë orët mësimore të shtunën si formë për kompensimin e orëve të humbura si pasojë e grevës së arsimit.
Në një dokument që Ministria ua ka dërguar drejtorive të enjten kërkohet ndër të tjera që në takimet e kujdestarëve të klasave me prindër, të sqarohet domosdoshmëria e realizimit të ditëve të mësimit për orët e pambajtura si pasojë e grevës.
“Në takimet e kujdestarëve të klasave me prindër, të sqarohet domosdoshmëria e realizimit të ditëve të mësimit për orët e pambajtura si pasojë e grevës, në funksion të zbatimit të planprogramit dhe arritjes së rezultateve mësimore të synuara për nxënësit”, thuhet në letër.
Kundër mbajtjes së mësimit të shtunave po vazhdon të shprehet Këshilli i Prindërve të Kosovës.
Edhe të premten, ky Këshill ka shkruar në rrjetet sociale se nuk e pranojnë zëvendësimin e orëve të humbura gjatë fundjavës, me arsyetimin se fëmijët kanë ato ditë aktivitete të tjera jashtëshkollore e po ashtu kanë të drejtë për pushim.
Edhe
Drejtoritë e arsimit u kërkojnë shkollave t'i kompensojnë orët e mësimit të shtunave
Edhe Sindikata e Arsimit është shprehur kundër mbajtjes së orëve të mësimit të shtunën.
Greva në arsim është mbajtur nga 25 gushti e deri më 3 tetor.
-
Kompensimi i orëve, Ministria vlerëson se procesi po realizohet, shkollat thonë të kundërtën
-
SBASHK-u kërkon kompensim shtesë për mësimdhënësit për punën gjatë vikendit
-
Ministria e Arsimit s’merr përkrahjen e prindërve për mësim të shtunave
-
Këshilli i Prindërve: Mësimi s’bëhet me zor, do të refuzohen të shtunat