Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drejtoritë e arsimit u kërkojnë shkollave t'i kompensojnë orët e mësimit të shtunave

Drejtoria e Arsimin në Prishtinë dhe ajo në Obiliq ka kërkuar nga drejtorët e shkollave që ta zbatojnë plotësim-ndryshimin e kalendarit të vitit të ri shkollor.

Përmes emailave, drejtoritë ua kanë dërguar vendimin për kalendarin shkollor.

Sipas këtij kalendari që është paraparë nga Ministria e Arsimit, tetë të shtunat e ardhshme do të mbahet mësim në shkollat në Kosovë.

Kjo do bëhet për të zëvendësuar orët e humbura për shkak të grevës së punëtorëve të arsimit.

Disa shkolla veçse kanë publikuar edhe oraret për ditët që do të zëvendësohen.

{gallery}

Edhe MASHTI u kërkon drejtorive nëpër komuna kompensimin e mësimit të shtunave Arbëri MASHTI u kërkon drejtorive nëpër komuna kompensimin e mësimit të shtunave

Ndërkohë, Këshilli i Prindërve të Kosovës po e kundërshton vendimin me arsyetimin se fëmijëve po u mohohet e drejta për pushim.